Site icon PORTALB

Rita Ora te familja Obama (FOTO)

Rita Ora këndon për familjen Obama

Rita Ora këndon për familjen Obama

Mbrëmjen e së dielës ylli i muzikës ndërkombëtare Rita Ora, ka kënduar si e ftuar speciale në festën e Krishtlindjeve në Washington. Me ftesë të Presidentit Obama, ajo ka qenë pjesë e festimeve të familjes Presidenciale dhe stafit të Shtëpisë së Bardhë, ku ka interpretuar së bashku me kolegë të saj, disa prej këngëve më të njohura të Krishtlindjeve.
Presidenti Barack Obama dhe familja e tij organizuan ceremoninë e 33-të të përvitshme “Krishtlindje në Washington”, mbajtur në Muzeun Kombëtar. Ky event mblodhi të ardhura për organizatën Në Ndihmë të Shëndetit të Fëmijëve.
Exit mobile version