Site icon PORTALB

Aksident i rëndë në unazën e Shkupit, përplasen 19 vetura, 9 persona të lënduar

Aksident trafiku ne Shkup

Aksident trafiku ne Shkup

Në mëngjesin e sotëm rreth orës 8.50 minuta në qarkoren e Shkupit, është shkaktuar një aksident ku janë përfshirë 19 vetura. Si pasojë e ngricave në rrugë veturat janë përplasur njëra me tjetrën, duke shkaktuar një efekt zinxhir të përplasjeve të veturave tjera, raporton gazetari i Portalb nga vendi i ngjarjes.

Zëdhënësja e policisë, Liza Bendevska, thotë për Portalb se  se në mëngjes në unazën e Shkupit në afërsi të Vollkovës, 19 vetura janë përfshirë në një aksident zinxhirë duke u përplasur njëra me tjetrën. Sipas policisë janë konfirmuar 9 persona të lënduar të cilët janë bartur në spitalet e Shkupit.

Nga përplasjet veturat kanë lëvizur edhe jashtë diametrit të qarkores. Në vendngjarje siç raporton gazetari i Portalb, pjesë të veturave shihen nga do rreth qarkores. Dëmet material janë të konsiderueshme, por tani për tani nuk mund të konfirmojmë për të lënduar ose viktima eventuale.

Në vazhdim do të sjellim hollësi nga incidenti.

Exit mobile version