Site icon PORTALB

Facebook mendon të shtojë edhe butonin“Dislike”

Disslike

Disslike

Facebook është duke menduar seriozisht për te shtuar edhe një tjetër buton krahas atyre te Like, Comment dhe Share.

Edhe me pare është folur për një mundësi te tille, por kësaj radhe është vete CEO dhe themeluesi i rrjetit me te famshëm ne Bote, Zuckerberg qe ka folur gjate një debati me disa studente, njëkohësisht përdorues  te Facebook.

“E rëndësishme është te gjejmë mënyrën e duhur për te përfshirë këtë opsion, pasi opinionet negative shpesh here përfundojnë ne keqkuptime”, deklaron Zuckerberg ne përgjigje te përdoruesve bashkëbisedues.

Kështu butoni i ri do t’i shtohet atyre ekzistues Like, Comment dhe Share. Një tjetër pike e bisedës se Zuckerberg me përdoruesit me te cilët mbajti bashkëbisedimin, ishe edhe çështja e një studimi te nisur nga Facebook, ne te cilin sipas disa pjesëmarrësve kish manipuluar mesazhet e tyre dhe kish ngjallur shume polemika ne lidhje me privatësinë e te dhënave. Sipas Zuckerberg, problemi nuk ishte vete studimi, pasi eksperimentimi dhe studimi është pjese e aktivitetit te kompanisë, por mënyra se si kompania e kreu atë.

Exit mobile version