Site icon PORTALB

Mësuesja njëqindvjeçare e matematikës

Madeline Scotto

Madeline Scotto

 

Mosha nuk është gjë tjetër veçse një numër për një mësuese të matematikës në Brooklyn, e cila është ende duke formësuar mendjet e të rinjve dhe duke frymëzuar të tjerët. Ajo sapo e ka festuar ditëlindjen e saj të 100-të.
Madeline Scotto, e cila u bë 100 vjet këtë vit, është ende duke punuar në Shkollën Fillore St.Ephrem në Dyker Heights tre herë në javë.

Ajo ka kaluar kohën më të madhe të jetës aty, ku kishte diplomuar më 1928 dhe ishte kthyer vite më vonë për të dhënë mësim. Tani, ajo është mësuesja më e vjetër në botë.

“Mendoj se duke ndihmuar të tjerët më bëri ajo që jam dhe më bëri që unë të arrijë moshën njëqindvjeçare”, tha Scott, transmeton Lajmi.net.

“Unë kurrë nuk pres ditën që të dal në pension sepse gjithmonë do të ketë diçka që unë mund të bëj, jam e sigurt. Kur i ndihmon të tjerët, e ndihmon edhe vetën. Fjala pension është një fjalë e keqe”, shton ajo.

Madeline kishte ndaluar dhënien e mësimeve dhjetë vite më parë për shkak të problemeve me dëgjim, por ajo punon ende aty tre herë në javë si trajnere e matematikës, duke punuar me fëmijët.

“Unë kam një burrë të mrekullueshëm, një familje të mrekullueshme dhe një shkollë të mrekullueshme në të cilën jap mësime, dhe nuk më duhet asgjë më shumë”, vazhdon të thotë Scotto, e cila ka nëntë nipër dhe gjashtëmbëdhjetë stërnipër.

Ditëlindja e saj e 100-të ishte festuar në një mënyrë speciale dhe shkolla kishte planifikuar një organizim për nder të saj më 27 tetor.

Të gjithë kanë vetëm lëvdata për të, e cila përkundër moshës shekullore që ka, vazhdon të jetë mësuese shumë e mirë e matematikës.

Exit mobile version