Sportelet në të gjitha repartet për kadastër të patundshmërive, si dhe në Qendrën për kadastër të patundshmërisë në Shkup sot dhe nesër do të punojnë prej orës 8:30 deri në orën 19, informon Agjencia për kadastër të patundshmërisë.
Kadastra do të punojë gjatë vikendit që t’u mundësojë qytetarëve që të sigurojnë fletëpronësim, e cila është e nevojshme për paraqitjen e duhur për privatizimin e oborreve. Afati për dorëzim të kërkesave për privatizim të oborreve skadon më 15 dhjetor.
Interesimi për paraqitjen e kërkesës është rritur ditëve të fundit, ku vetëm gjatë ditës paraqiten mbi një mijë kërkesa.