Çuditë dhe rrëmujat ndodhin në gjithë botën por edhe vendi ynë ka çuditë e tij.
E çuditë e mëdha ndodhin nëpër rrugët e Shqipërisë, ku çfarë nuk të zë syri.
Këto foto janë bërë gjatë ditës së sotme në rrugë të ndryshme të Tiranës, ku duket se qarkullojnë në çdo orar mjete të ndryshme e të ngarkuara me lloj-lloj materialesh.
E si për ta shtuar këtë rrëmujë kountribuojnë edhe këmbësorët. Foto janë publikuar nga faqja në Facebook me emrin Harta dixhitale e aksidenteve rrugore./ Mapo.al