Site icon PORTALB

Ndërmjetësi i BE-së, mundohet për dialog, VMRO dhe LSDM nuk dakordohen

Gruevski - Zaev

Gruevski - Zaev

Gazeta “Dnevnik”  mëson se ndërmjetësi i autorizuar nga Bashkimi Evropian Peter Vanhaut , gjatë ditës së djeshme, ka takuar përfaqësuesit e dy partive politike, VMRO dhe LSDM.

Nuk dihet nëse këto takime kanë prodhuar rezultat, por ajo që dihet është se asnjëra nga partitë nuk ka ndër mend të bëjnë lëshime nga pozicionet e tanishme.

Ndërsa VMRO-DPMNE thotë se nuk pranon të bisedojë për çështje si ajo për formimin e qeverisë teknike, LSDM këmbëngul që kjo kërkesë të mos përjashtohet në dialog.

Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski mësohet se ka shtyrë seancën e heqjes së dorëheqjeve për në datën 22 dhjetor.

Burimet nga Kuvendi thonë se Veljanovski kërkon t’i japë edhe një shans dialogut mes dy partive

Exit mobile version