Site icon PORTALB

Tërmet me intensitet prej 4,8 ballëve godet ishullin grek Kefalonia

Matjet sizmike

Matjet sizmike

Një tërmet me intensitet prej 4,8 ballëve sipas shkallës së Rihterit është regjistruar pas mesnate në det në veri të qytetit Argostoli të ishullit grek Kefalonia.

Tërmeti ka qenë në thellësi prej 11 kilometrave, ndërsa ai është ndjerë në qytetin Patra dhe në rajone të tjera të gadishullit Peloponez, si dhe të ishullit Zakintos. Nuk ka të dhëna për viktima eventuale apo për dëme të shkaktuara materiale.

Exit mobile version