Site icon PORTALB

Biznesmenë turq kërkojnë bashkëpunim me kompanitë nga Maqedonia

Maqedoni - Turqi

Maqedoni - Turqi

Biznesmenë turq nga Antalia kërkojnë bashkëpunim me kompanitë nga Maqedonia. Ata deklaruan se së shpejti biznesmenët maqedonas dhe turq do të kërkojnë partnerë dhe bashkëpunim në tregjet e Lindjes së Afërt dhe Afrikën Veriore. Biznesmenët nga Antalia thonë se janë të gatshëm për bashkëpunim në më shumë sektorë. Për 10 muajt e këtij viti shkëmbimi tregtarë mes dy vendeve ka qenë në vlerë prej 363 milionë dollarë amerikan prej të cilëve 55 milionë janë nga eksporti në Turqi, ndërsa 308 milionë janë import nga Turqia.

“Me ne janë rreth 150 biznesmenë që kanë zinxhirë hotelesh, ka nga industria e mermerit, industria kimike, ajo e çelikut. Ne jemi këtu dhe jemi të hapur për çfarëdolloj bashkëpunimi”, tha Gjyltekin Gençer, Kryetar i UO.

“Kur i krahasojmë të dhënat kemi rritje të shkëmbimit të jashtëm tregtarë për 18% për të njëjtën periudhë të vitit të kalaur. Rreth 4% ka rënie të eksportit prandaj shpresojmë se ky takim do jetë në drejtim të rritjes së eksportit tonë. Ana e importit ka rritje prej 18%”, u shpreh Jelisaveta Gjorgjieva, drejtore e Odës ekonomike.

Exit mobile version