Kërkoni një arsye te forte për te lënë duhanin? Përveç rrezikut për kancer ne mushkëri, ka edhe një rrezik tjetër për te gjitha femrat.
Nëse cikli menstrual për ju është i dhimbshëm dhe i padurueshëm, qe ju shkakton probleme si ne shtrat ashtu edhe ne pune për dite me radhe, ka mundësi qe gjithçka te jete shkaktuar nga cigarja. Ne fakt, duhanpirja mbyll enët e gjakut, çka e bën trysninë e gjakut gjate ciklit edhe me te vrullshëm. Sasia e oksigjenit qe mbërrin ne mitër është me e vogël, prandaj edhe dhimbja shtohet.
Te gjitha këto informacione vijnë pas një studimi australian i cili ka anketuar dhe ka analizuar plot 9067 femra për gjate 13 viteve. Sa me herët ta kenë filluar duhanin vajzat, aq me te dhimbshëm dhe kronik e kane ciklin. “Shume hormone zhvillohen gjate pubertetit dhe duhan para moshës 13 vjeçare mund te preke këtë rregullim hormonal.”- thonë gjinekologet.