Në sulmin ajror të kryer nga forcat e NATO-s në provincën afgane Parwan, janë vrarë pesë nxënës të shkollës së mesme, ka njoftuar policia vendase.
“Objektivi i sulmit ishin militantët talibanë, por gabimisht janë vrarë nxënësit e shkollës së mesme të cilët ishin duke mësuar në një fermë lokale”, ka deklaruar kreu i policisë Mohamed Zaman Momazay.
NATO ka kundërshtuar pretendimet e policisë se individët në shënjestër ishin nxënësit, duke pohuar se objektivi ishin talibanët.
Vitin e kaluar forcat e NATO-s kanë kryer një sulm ajror në të njëjtin vend, ku humbën jetën 13 civilë. /AA/