Site icon PORTALB

Propozimi i qeverisë për stemën e re në debat publik

Stema e re e Maqedonisë?

Stema e re e Maqedonisë?

Në ambientet e Fakultetit Filozofik në Shkup do të zhvillohet sot debati publik në lidhje me propozimin e Qeverisë për stemën e re të shtetit.

Në debat do të marrin pjesë profesionistë të fushës, mes të cilëve përfaqësues të Institutit të Historisë pranë Fakultetit Filozofi, të Institutit të Historisë së Artit dhe Arkeologjisë, përfaqësues të Shoqatës së Heraldistëve dhe të tjerë.

Stema e re, pas përfundimit të debateve publike, do të kalojë në Kuvend për debat dhe miratim.

Exit mobile version