Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron arriti në Ankara rreth orës 18:10 sipas orës lokale, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve vendase Cameron është pritur nga zëvëndës Prefekti i Ankarasë dhe zyrtarë të tjerë të lartë, ndërkohë për ardhjen e tij janë marrë masa të rrepta sigurie.
Për arsye sigurie mësohet se makinat e medias nuk janë lejuar të hyjnë deri tek salla e pritjeve të personaliteteve, Ndërkohë njoftohet që nuk janë lejuar as fotoreporterët dhe kameramanët.
Cameron fillimisht u takua me homologun e tij në godinën e Kryeministrisë kokë më kokë dhe më pas do të kalohet në takimin e dy delegacioneve.
Pas takimit të dy delegacioneve dy homologët do të dalin në një konferencë të përbashkët.
Më pas Kryeministri britanik do të pritet nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në një darkë pune.
Në këtë takim do të marrë pjesë edhe Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoğlu.