Site icon PORTALB

Papa Françesku: Është gabim të barazohet dhuna me Islamin

Papa Françesku

Pas vizitës së tij tre ditore në Turqi, Papa Françesku është kthyer në Romë dhe ka deklaruar para mediave se jo-muslimanët nuk duhet të jenë të “zemëruar” me të gjithë komunitetin musliman, kur ndodhin akte terroriste në emër të Islamit.

“Ju nuk mund ta thuani atë, sikurse nuk mund të thuhet se të gjithë katolikët janë fundamentalistë. Edhe ne kemi prej tyre (fundamentalist). Të gjitha religjionet i kanë ato grupe të vogla”, ka thënë Papa Françesku, njofton Washingtontimes, transmeton “SHENJA”.

“Ata (muslimanët) thonë: “Jo, ne nuk jemi të tillë, Kur’ani është libër i paqes, është libër profetik i paqes”, ka shtuar ai.
Papa Françesku ka bërë thirrje deri tek liderët Muslimanë të dënojnë terrorizmin kur ai bëhet në emër të Islamit.

“Një “gjykim global”, do të ndikonte shumë në drejtim të parandalimit të stereotipave ndaj Islamit”, ka thënë ai./ Shenja

Exit mobile version