Site icon PORTALB

Qytetarët në Maqedoni frikësohen të denoncojnë diskriminimin politik

Dokumentar

Dokumentar

Me rastin e ditës ndërkombëtare të drejtave të njeriut me 10 dhjetor, Komisioni i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë, e promovoi filmin dokumentar “ Diskriminimi në bazë të përkatësisë politike”.

Autorët janë gazetarët Lubisha Arsiq dhe Zharko Nastoski në bashkëpunim me Komisionin e Helsinkit.

“ Ajo që ne si autor erdhëm në përfundim është se qytetarët frikësohen që të lajmërojnë diskriminim politik. E para frikësohen që atë ta bëjnë tek Komisioni për mbrojtjen nga diskriminimi pasi që e llogarisin si shtetëror, gjegjësisht organ politik dhe vlerësojnë se ajo nuk mundet që t`ia garantoj të drejtat e tyre, pastaj, shumë pak prej tyre vendosin për të ngritur padi në gjykata, gjegjësisht në udhë gjyqësore të tregojnë se ndonjë institucion i ka diskriminuar në vendin e tyre të punës.

Exit mobile version