Gjashtë muaj pas përfundimit të zgjedhjeve, Kosova është bërë me qeveri të re.
Kuvendi ka votuar qeverinë e re të Isa Mustafës. Për kabinetin e Isa Mustafës kanë votuar 73 deputetë, 38 deputetë kanë qenë kundër, kurse 2 deputetë kanë abstenuar.
Votimi i Qeverisë së re nuk u arrit të bëhet mbrëmë për shkak të kundërshtimeve të deputetëve të Listës Srpska, por sot problemet me këtë parti janë zgjidhur.
Ja kabineti qeveritar i Isa Mustafës:
1. Hashim Thaçi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm
2. Kujtim Shala, zëvendësministër dhe ministër i Kulturës
3. Branimir Stojanivq, zëvendëskryeministër
4. Mahri Jagxhillar, ministër i Administratës Publike
5. Lubomir Mariq, ministër i Pushtetit Lokal
6. Arsim Bajrami, ministër i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë
7. Valon Murati, ministër i Diasporës
8. Hajredin Kuçi, ministër i Drejtësisë
9. Abdullah Hoti, ministër i Financave
10. Blerand Stavileci, ministër i Zhvillimit Ekonomik
11. Bekim Çollaku, ministër i Integrimeve Evropiane
12. Haki Demolli, ministër i FSK-së
13. Aleksandër Jabllanoviq, ministër për Komunitete dhe Kthim
14. Ferid Agani, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
15. Arban Abrashi, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale
16. Edita Tahiri, ministër pa Portofol
17. Rasim Demiri, ministër pa Portofol
18. Memli Krasniqi, ministër i Bujqësisë
19. Skender Hyseni, ministër i Punëve të Brendshme
20. Imet Rrahmani, ministër i Shëndetësisë
21. Hikmete Bajrami, ministre e Tregtisë dhe Industrisë.