Site icon PORTALB

Shënohet dita botërore kundër korrupsionit

Denare

Denarë

Kryetarët e komunave në Maqedoni sot do të nënshkruajnë politika antikorrupsion në shënimin e Ditës botërore për luftën kundër korrupsionit, që sot e organizon Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit dhe Programi për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në bashkëpunim me Bashkësinë e njësive për vetëqeverisje lokale (BNJVL).

Në shënimin e ditës për antikorrupsion do të ketë sesion hyrës në të cilën do të theksohen argumentet sociale dhe antikorruptuese për rëndësinë nga pengimi i luftës me korrupsion përmes përmirësimit të integrimit administrativ, efikasitetit dhe transparencës ndaj qytetarëve.

Në sesionin “Pengimi i korrupsionit përmes integritetit” do të bisedohet për rolin e shoqërisë civile dhe të rinjve në vëzhgimin e angazhimeve komunale për transparencë, raport dhe hapje dhe për potencialet e inovacionit social dhe mbështetjen e komunave në implementimin e aplikimit “Komunë e hapur”, prezantimi i e-shërbimeve si shembull për shfrytëzimin e IT mjeteve për parandalimin e korrupsionit.

Exit mobile version