Site icon PORTALB

Tetovë, rrënohet shtëpia nga reshjet e shiut

Dy shtëpi në fshatin Siriçinë të Tetovës janë rrënuar si pasojë e reshjeve intensive të shiut. Shembja e shtëpive ka ndodhur për shkak të vjetërsisë dhe dëmtimeve që kishin pësuar gjatë kohë, përfshirë kulmin e shtëpisë dhe një pjesë të mureve anësore.

Dy familje maqedonase me 12 anëtarë, përfshirë një nuse nga Shkodra e martuar kohë më parë  kanë ngelur pa kulm mbi kokë. Banorët e dy shtëpive për fat të mirë kanë shpëtuar gjallë dhe se në pjesën ku ndodhi rrënimi kishin ndodhur vetëm dy veta, por që fatmirësisht kanë arritur që të ikin, duke pësuar lëndime të lehta.

Kjo familje ka kërkuar ndihmë nga autoritetet komunale, por edhe nga ministria e punës dhe politikave sociale.

Exit mobile version