Site icon PORTALB

Deklarata e solidaritetit kundër kontributeve për honorarët

Organizatat nënshkruese të deklaratës së solidaritetit kundër kontributeve për honorarët

Organizatat nënshkruese të deklaratës së solidaritetit kundër kontributeve për honorarët

“Jemi thellësisht të shqetësuar për efektet që do të shkaktojë futja e pagesës së kontributeve për sigurim të detyrueshëm për honorarët”, thuhet në reagimin e përbashkët të nënshkruesve të Deklaratës së Solidaritetit.

Nga platforma bëjnë thirrje që të anulohet zbatimi i ndryshimit të ligjit derisa të gjendet një zgjidhje tjetër më e përshtatshme ligjore.

Ato bëjnë thirrje tek të gjitha organizatat e interesuara, individ, shoqata që ti bashkëngjitën kësaj iniciative dhe bashkërisht të vendosin për hapat e ardhshëm.

Të enjten në orën 13 në Klubin e gazetarëve nënshkruesit e Deklaratës së solidaritetit organizojnë takim kushtuar ndryshimeve të fundit për pagimin e kontributeve për honorarët dhe bashkëpunëtorët.

Exit mobile version