Trajneri i Interit, Roberto Mancini u largua shumë i zemëruar nga fusha, kur skuadra e tij humbi si vendase e Udineses me rezultat 1-2.
”Jam i zemëruar me këtë disfatë. Ne nuk mund të bëjmë asgjë tani, djemtë janë duke punuar mirë, ne vetëm duhet të ngrihemi dhe të vazhdojmë.”
”Në gjysmën e parë kemi luajtur mirë, kemi pasur kaq shumë shanse dhe do të kishim shënuar më shumë. Në gjysmën e dytë kemi filluar mirë, por atëherë ka pasur 15 minuta kur Udinese i shfrytëzoi,” deklaroi Macini.