Site icon PORTALB

Walter: Kontesti i emrit me Greqinë duhet zgjidhur patjetër

Zv.kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Robert Walter në intervistën për Radion Evropa e Lirë la deklaruar se integrimi i Maqedonisë në NATO është interes i kësaj të fundit. Ai gjithashtu shprehet se në kushte kur Aleancës i nevojitet një Ballkan stabil, integrimi i Maqedonisë do të ishte i qëlluar.

“Maqedonia kontribuon edhe tani në forcat e NATO-s, ndërsa duket qartë se Aleanca është e përkushtuar që të ruajë stabilitetin e Ballkanit. Këtu mendoj para së gjithash për përmirësimin e situatës në Kosovë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë. Gjithsesi se ka rëndësi të punohet edhe më për stabilitetin e Ballkanit. Besoj se situata në Kosovë pritet të sqarohet, por problemi më i madh politik mbetet Bosnja”, tha Walter.

Në lidhje me kontestin e emrit me Greqinë, si dhe marrëdhëniet me Bullgarinë, Walter tha se këto dy çështje duhet zgjidhur me patjetër.

“Unë jam mbështetës i anëtarësimit të Maqedonisë si në NATO, dhe në BE. Maqedonia, megjithatë, ka ende probleme që duhet të kapërcehen. Këtu kam parasysh para së gjithash problemet e brendshme, siç është pjesëmarrja e partive politike në punën e Kuvendit”, tha Walter.

Exit mobile version