Site icon PORTALB

Bllokohen 45 klandestinë të huaj në Sarandë

Vijon vërshimi i klandestinëve nga Lindja e Mesme në Shqipëri

45 klandestinë të huaj janë bllokuar nga policia e Sarandës, 35 prej të cilëve nga Siria, 9 nga Uganda dhe 1 nga Kongo.

Klandestinët janë kapur rreth orës 03.00 të mëngjesit, në afërsi të Lukovës, ndërsa po transportoheshin me katër mjete të ndryshme. Si udhërrëfyes të tyre uniformat blu vunë në pranga pesë shqiptarë të identifikuar si Elton Murraj, Ermir Noja, Fatjon Gizeli, Ergys Hoxha dhe një tjetër.

Mësohet se pesë shqiptarët e ndaluar shërbenin si udhërrëfyes të klandestinëve, të cilët do kalonin në vendin tonë si tranzit, për të kaluar më tej drejt Malit të Zi. Nga ana e uniformave blu vijojnë ende hetimet me këtë rast, me zbulim zbardhjen e plotë të aktivitetit të të ndaluarve. /BW/

Exit mobile version