Site icon PORTALB

Xhaferi e Fida i bashkëngjiten Gruevskit në Nju Jork

Musa Xhaferi dhe Nikolla Gruevski

Musa Xhaferi dhe Nikolla Gruevski

Zv/kryeministri për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit Musa Xhaferri  dhe Drejtori i Agjencisë për tërheqjen e investimeve të huaja Visar Fida do ti bashkëngjiten delegacionit qeveritar në SHBA. Xhaferri dhe Fida do të udhëtojnë sonte për në SHBA, ku i presin takime të ndryshme në kuadër të delegacionit qeveritar bashkë me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe Ministrin e Jashtëm Nikolla Poposki. Burime nga qeveria thonë për Portalb se përveç Xhaferrit dhe Fidës, në SHBA mund të udhëtojë edhe ministri i Ekonomisë Valon Saraçini, por akoma nuk ka konfirmim.

Përveç në takimet e përbashkëta me delegacionin, Xhaferri në SHBA do të ketë edhe agjendë personale. Ai do të takojë edhe mërgimtarët shqiptarë që jetojnë në Nju Jork, dhe takime të tjera që pritet të konfirmohen. Por zv/kryeministri Xhaferri edhe pse do të jetë në Nju Jork, nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në Asamble pritet që të premten të mbajë fjalim kryeministri Nikolla Gruevski. Gruevski gjithashtu do të takohet edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Mun. 

Exit mobile version