Site icon PORTALB

Tensionet ndër-etnike në Sanxhak të Serbisë  

Albert Ramadani

Albert Ramadani

Thirrjet për kërcënime dhunë nga nacionalistët serbë, kanë trazuar ndjenjat në rajonin Sanxhak me etni të përziera në Serbi.

Kërcënimet për dhunë nga nacionalistët serbë kanë trazuar ndjenjat në rajonin Sanxhak dhe po i nxisin boshnjakët në rajonin jug-perëndimor të Sanxhakut t’i bashkohen një “ushtrie te re” që do të mbrojnë boshnjakët kundër sulmeve të dhunës nga nacionalistët serbë kanë shkaktuar alarm dhe kërcënojnë stabilitetin etnik në rajon.

Boshnjakët, po përpiqen të formojnë një ushtri për të mbrojtur sigurinë e boshnjakëve dhe territorit e Sanxhakut, i bëjnë thirrje të gjithë njerëzve dhe grupeve të armatosen sa më shumë që munden, ku nacionalistët serbë po përpiqen ta sulmojnë Novi Pazarin dhe këtë po e bëjnë publikisht.

Edhe ne te kaluarën ka pasur tensione ndër-etnike në rajon gjatë luftës boshnjake por këto janë rrafshuar në vitet pasardhëse, ndonëse paralajmërohet se ngjarjet e fundit mund t’i nxisin ato.

Sanxhaku shtrihet në kufirin serb me Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën, dhe është përgjithësisht i populluar nga serbët dhe boshnjakët, ndërsa komunat e Novi Pazar, Sjenicës dhe Tutint janë të dominuara nga Boshnjakët.

Sigurisht që gjëra të tilla duhet të merren seriozisht sepse, për fat të keq, çfarë do që ndodh në sanxhak, është një fushatë e orkestruar dhe e influencuar nga të rinjtë serbë. Shumica e boshnjakëve në Sanxhak ia kanë frikën atyre, veçanërisht prej faktit që nuk ka pasur reagim nga institucionet shtetërore serbe.

Lideri i Partisë Boshnjake të Veprimit Demokratik në Sanxhak, Sulejman Ugljanin, i cili së fundmi lançoi një iniciativë për më shumë autonomi me arsyetim se boshnjaket jetojnë në frikë sepse shteti nuk bën asgjë për të mbrojtur të drejtat e tyre,” që nga vrasjet e vitit 1945”.

Boshnjakët paralajmëroi se nëse lejohet të rritet dhuna nga serbët ndaj boshnjakeve dhe nuk reagon qeveria Serbisë, boshnjakët  do ta rrisin numrin e njerëzve që do ta mbanin uniformen te një ushtrie te re të boshnjakëve ne Sanxhak.

Exit mobile version