Site icon PORTALB

Studentët kërcënohen që të ndërpresin protestat

Studentet në marsh

Studentet në marsh

Në adresë të Plenumi studentore kanë arritur kërcënime që ata t’i ndërpresin të gjitha aktivitetet e tilla. Nga Plenumi Studentor thonë se “Këto kërcënime na japin më shumë arsye për të protestuar. Kushdo që ka një kërcënim, le të na e adresojë. Ne do ta publikojmë”. Ndërkaq Ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi iu shmang prononcimit lidhur me kontestin e hapur me studentët.

Plenumi Studentor ka fituar edhe përkrahjen e Asociacionit Studentor Amerikano-Ballkanik nga Universitetit Xhorxh Uashington. Në kumtesën e tyre thuhet: 

“Ne, Asociacioni Studentor Amerikano-Ballkanik nga Universitetit Xhorxh Uashington solidarizohemi me ju teksa luftoni për të drejtat tuaja të patjetërsueshme si studentë. Ne përkrahim kërkesat tuaja drejtuar Ministrisë se Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrit të Arsimit Abdilaqim Ademi. Veçanërisht, mbështesim kundërshtimet tuaja ndaj propozim ligjit për provimin shtetëror, apo testimin ekstern, në vitin e dytë dhe të katërt, se bien ndesh me të drejtat e garantuara me Kushtetutë, si dhe kufizojnë autonominë e universiteteve si institucioneve të pavarura.” Studentët ndërkohë, kanë paralajmëruar marshin e dytë mbarë studentor për më 10 dhjetor, itinerari i të cilit do të jetë nga kompleksi i Universitetit drejt Qeverisë, në mesditë.

Exit mobile version