Site icon PORTALB

Maqedonia e prekur nga tregtia me njerëz, gratë dhe fëmijët më të rrezikuarit

Tregtia me njeres - femijet kategoria me e rrezikuar

Tregtia me njeres - femijet kategoria me e rrezikuar

Identifikimi i viktimave në tregtinë me njerëz është problemi kryesor me të cilin përballet bota, duke e përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë,theksoi Stojna Dimishkovska nga Shoqata “Porta e hapur” në konferencën e sotme kombëtare përluftë aktive dhe koordinuese kundër tregtisë me njerëz me përqendrim në eksploatimin e punës.

Ashtu siç theksoi ministrja Jankulloska, sipas trendeve aktuale të tregtisë me njerëz, si forma më eashpër e shkeljes së të drejtave të njeriut dhe dinjitetit, popullata femërore dhe fëmijët janë grupimë i rrezikuar. MPB­ja vazhdimisht ndërmerr masa dhe ballafaqohet me veprat penale nga fusha etregtisë me njerëz dhe migrimi ilegal dhe si rezultat i atyre përpjekjeve, potencoi, në raportet vjetoretë Departamentit të shtetit të SHBA­së, Republika e Maqedonisë për të katërtën herë me rradhëështë rradhitur në grupin e vendeve TIER­1, të cilat i plotësojnë kushtet e nevojshme për luftëkundër tregtisë me njerëz.

Sipas observimeve analiste të MPB­së, lloji më i përfaqësuar në fushën e tregtisë me njerëz vazhdon të jetë eksploatimi seksual, martesat e dhunshme dhe eksploatimi i punës.

“Për 11 muajt e fundit deri te PTHP për krim të organizuar dhe korrupsion janë dorëzuar tre veprapenale, me ç’rast janë paraqitur katër autorë, prej të cilëve një është i gjinisë femërore”, informonJankulloska.

Ajo theksoi se nga ana e institucioneve janë identifikuar tetë viktima të tregtisë me njerëz, prej të cilëve pesë janë në Shkup, një në rajonin e Pellagonisë, ndërsa dy shtetase të mitura janë eksploatuar në Slloveni dhe Itali. Prej tyre, gjashtë janë të mitura dhe dy të moshës madhore, shtatëprej tyre janë gra, ndërsa një është i gjinisë mashkullore.

Për momentin tha ministrja e Punëve të Brendshme, në Qendrën e viktimave të tregtisë me njerëz janë vendosur gjashtë viktima, të cilat kanë marrë ndihmë të parë dhe mbrojtje.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale sipas standarteve ndërkombëtare dhe evropiane, potencon ministri Spasov, vazhdimisht e shpërblen korrnizën institucionale dhe ligjore për parandalim dhe mbrojtje të viktimave të tregtisë me njerëz, veçanërisht te fëmijët dhe risocializimin dhe riintegrimine tyre. Ai potencoi se janë përgatitur indikatorë për identifikimin e viktimave të tregtisë me njerëz, nëtë cilat janë edhe indikatorët specifik për fëmijët.

Vëmendje të veçantë, tha Spasov, përkushtojmë në rolin aktiv të punonjësve social, para se gjithash në identifikimin e viktimave, përmes ekipeve mobile, me çka rritet efikasiteti në identifikimin,udhëzimin dhe mbrojtjen e viktimave të tregtisë me njerëz.

Exit mobile version