Site icon PORTALB

Televizionet dhe radiot në garë për leje të reja

Televizione

Televizione

Agjencioni për audio dhe audiovizuale dhe shërbime mediale ka shpallur thirrje publike për marrjen e lejeve të reja për emetim të programit televiziv apo radio programeve për të gjithë radiodifuzerët ekzistues.

Thirrja do të zgjasë 15 ditë, ky afat kërkon nga të gjithë radiot dhe televizionet, numri i të cilëve është 200, të dorëzojnë kërkesë dhe dokumente që t’ju lejohet funksionimi i mëtutjeshëm.

Sipas Ligjit, 90 ditë pas emërimit të drejtorit të ri të Agjencisë duhet të shpallet thirrje publike për dhënien e lejeve për punë.

Persona nga sfera radiodifuzive janë të shqetësuar se ky proces për dhënien e lejeve të reja mund të shfrytëzohet që të mos ju vazhdohet leja disa mediave, duke ju kërkuar llogari bankare dhe dokumente të ndryshme që nuk do të mund të sigurohen brenda 15 ditëve.

Exit mobile version