8 persona vdiqën përpara se të rrëzohej avioni i Trajkovskit!
Hetimi i ri i tragjedisë ku humbi jetën ish-presidenti Boris Trajkovski ka treguar se 8 vetë nga personat në bord kishin vdekur përpara se avioni “Kinger” të rrëzohej, informon gazeta Vest.
Sipas gazetës, e cila ka siguruar hollësi nga raporti i ri, thuhet se 8 personat kishin humbur jetën si pasojë e shpërthimit të avionit.
Gjatë shpërthimit, njëri nga dy personat që siguronin ish-presidentin, si pasojë e presionit, ka dalë jashtë avionit dhe ka vdekur si pasojë e përplasjes përtokë dhe dëmtimeve të marra.
Raporti i ri u dorëzua dje nga shefi i grupit të ekspertëve ndërkombëtarë që ndërmorën hetimin e ri të tragjedisë.
Raporti pritet të zbardhet për publikun pas 20 ditësh.
Tragjedia ajrore ndodhi në shkurt të vitit 2004.