Lucas Silva për 15 milion euro te Reali

Real Madridi po synon ta sjell në Santiago Bernabeu mesfushorin e Cruzeiros, Lucas Silva, Por, deri më tani nuk ka lëvizur asgjë konkrete në këtë drejtim.

Kurse, presidenti i skuadrës braziliane, Gilvan de Pinho Tavares, me të marrësesh lajmin i ka caktuar çmimin Silvas, raporton e përditshmja sportive madrilene, AS.

“Nuk kemi marr asnjë propozim. Ne jemi duke pritur për një propozim zyrtar. Ne tashmë e caktojmë çmimin në treg. Për më pak se 15 milion euro Cruzeiro nuk i nis bisedimet”, tha Tavares në një konferencë për shtyp në Belo Horizonte.

Ky transferim pritet të realizohet, pasi Real Madridi nuk e ka problem t’i shpenzoj 15 milion euro. Kurse, vetë lojtari ka thënë se transferimi në Real Madrid do të ishte një ëndërr

Lajme të ngjashme

Back to top button