Site icon PORTALB

Edhe Ziadin Sela me parti të re?

Ziadin Sela

Ziadin Sela

Në emisionin e mbrëmshëm në Tv Klan Kosova, Ziadin Sela ka pranuar themelimin e një subjekti të ri politik në fund të janarit vitin e ardhshëm.

Inicuesi i Lëvizjes për reformim të PDSH-së dhe Kryetari aktual i Komunës së Strugës është shprehur optimist se subjekti i ri politik që pritet të themelohet dhe që ka shtrirje në të gjithë qytetet shqiptare në Maqedoni do ti fitojë të dyja partitë aktuale më të mëdha si PDSH-ja aktuale e Menduh Thaçit si parti opozitare dhe BDI si parti e cila gjindet tani në pozitë në koalicion me VMRO-DPMNE.

Sela ka cekur se do të kërkojë votat e shqiptarëve jo për të hyrë në qeveri por përkundrazi për të refuzuar atë.

Exit mobile version