Site icon PORTALB

Ukraina ka arrestuar mercenarë serbë

Ukraina ka arrestuar mercenarë serbë

Ukraina ka arrestuar mercenarë serbë

Forcat rebele në lindje të Ukrainës kanë më shumë se 32.000 luftëtarë, prej tyre rreth 10.000 janë ushtarakë rusë, ka njoftuar të enjten Ministria ukrainase e Mbrojtjes.

“Aktualisht 32.400 persona po luftojnë në territorin e Donbasit, prej tyre mes 6.000 e 10.000 janë ushtarakë të forcave të armatosura ruse dhe të tjerë, mercenarë të huaj dhe banorë lokalë”, ka siguruar Oleksandr Rozmaznin, një zyrtar i lartë i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ukrainase.

Vetëm në ditët e fundit, së paku 299 ushtarë rusë janë vrarë e 190 janë plagosur në aeroportin e Donetskut, epiqendër e luftimeve të fuqishme që prej disa muajsh, ka theksuar ai.

Përveç rusëve, ushtria ukrainase ka kapur mercenarë të ardhur nga Izraeli, Serbia, Spanja, Italia e madje edhe nga Brazili, ka siguruar zyrtari, raporton zeri.

Moska, e cila u jep publikisht mbështetje kryengritësve, mohon megjithatë çfarëdo implikimi ushtarak në këtë konflikt të armatosur, i cili që nga fillimi i tij, në prill, ka shkaktuar më shumë se 4.300 viktima.

Exit mobile version