Site icon PORTALB

Nisin aplikimet për pasaportat e korrigjuara për fëmijët shqiptarë të lindur në Greqi

pasaport shqiptare

Pasaportë shqiptare

Nisin aplikimet për pasaportat biometrike me të dhëna të korrigjuara për të gjithë fëmijët shqiptarë të lindur në Greqi.

Lajmi është dhënë sot nga ambasada shqiptare në Athinë, e cila njofton se, për këtë procedurë nevojitet pasaporta ekzistuese e fëmijës (biometrike), një certifikatë familjare (për të identifikuar gjendjen familjare dhe prindërit e fëmijës).

Gjithashtu ambasada thekson se, nevojitet të bëhet pagesa prej 108 euro (+2,5 komision bankar) në bankën e Pireut me nr. llogarie 5053 052 306 404.

Ambasada thekson se për të caktuar takim, personat e interesuar mund të kontaktojnë në numrin e telefonit 210 68 76 216.

Ambasada nënvizon se është e detyrueshme prania e fëmijës me njërin nga prindërit gjatë takimit./ BalkanWeb

Exit mobile version