Paditen tetovarët me dyshimin se suluman policinë

SPB-ja në Tetovë ka ngritur kallxim penal ndaj tre personave edhe atë 43 vjeçarit A.M, 37 vjeçarit I.M dhe 59 vjeçarit Sh.M që të tre nga Tetova për shkak të dyshimeve se kanë kryer sulm ndaj pjesëtarëve të policisë. Policia e Tetovës njofton se që të tre personat më 31 tetor të këtij viti, përderisa ka qenë duke u kryer aksion kontrollues për rregullshmërinë e automjeteve në stacionin për kontroll teknik në Tetovë, fillimisht kanë pasur një zënkë verbale dhe më pas edhe fizikisht kanë sulmuar një pjesëtarë të policisë edhe atë duke i dhënë disa grushta në kokë dhe në trup. Nga këto grushta, pjesëtari i policisë ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku i është dhënë ndihma e parë.  

Lajme të ngjashme

Back to top button