Site icon PORTALB

LSDM: Jankullovska të tregoje si u pasurua me rrogën e shtetit

Komunikata e LSDM-së

Komunikata e LSDM-së

“Lista anketuese tregon se ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska, në Shparkase bank ka të deponuara deviza dhe jo kredi. Për krahasim, paraqesim listën anketuese të Jankullovskës në vitin 2006, kur mori postin  ministrorë.  Atëher ajo ka deklaruar se ka një banesë prej 50 metra katrorë, kredit prej 25 mijë euro dhe kursime 10 mijë euro. Pas 5 vjetëve, sipas listës së re anketuese, përveç dy banesave me vlerë prej 200 mijë euro, ka ulur kredinë për 10 mijë euro, ndërsa ka rritur kursimet në denar dhe deviza në vlerë prej 15 mijë euro”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Exit mobile version