Për shkak të mjegullës, dukshmëria në rrugët në Dibër është zvogëluar deri në 50 metra. Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, njofton në raportin e mëngjesit Qendra informative e Ndërmarrjes publike “Rrugët e Maqedonisë”.
Në gryka ka mundësi për shembje të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan Dellçevë, Vinicë Berovë, Mavrovë Dibër Strugë, Demir Kapi Udovë dhe Katllanovë Veles.
Pjesëmarrësve në komunikacion u rekomandohet kujdes në drejtimin e automjetit, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor, si dhe shpejtësi të adaptuar sipas kushteve në rrugë.