Site icon PORTALB

Super-gjyshja 77-vjeçe s’i bën hesap 100 kg – (Video)

Willie Murphy është shumë e kënaqur me stilin e saj të jetës dhe formën që e posedon. Ngritja e peshave, thotë, i ka mundësuar që pa probleme të merret me nipat dhe mbesat dhe të shkojë në shitore pa ndihmën e askujt.

Ajo me bodibuilding ka filluar të merret para disa vitesh. Sot i ka 77 vjet dhe është në formë të cilën ia kanë zili shumë njerëz të rinj.  “Kurrë nuk them ‘s’mundem’”, u tha Willie gazetarëve amerikanë.

Duhet përmendur se ajo i ka 48 kilogramë, por pa ndonjë problem të madh i ngritë gati 100 kg. Përveç kësaj bënë pompa me një dorë, si dhe me gishtërinj. Gjithmonë është e buzëqeshur dhe me ngritjen e peshave e ka ndërmend të merret deri në fund të jetës.

Exit mobile version