Dy spanjollët Juan Mata dhe Fernando Torres që nuk po gjejnë hapësira tek Chelsea, mund të afrohen tek katalanasit, ku mund të sigurohet edhe pjesëmarja e rregullt në formacion.
Ndërkohë që kontrolli i topit nga Barcelona në sfidën ndaj Rayo Vallecanos është kthyer në një cështje, drejtuesit e blaugranave punojnë në merkato. Sipas të përditshmes Sport, katalanasit kanë evidentuar zëvendësuesin e Montoyas, në rast se mbrojtësi vendos të largohet. Është Cesar Azpilicueta ai që pritet të marë rolin e alternativës së Dani Alves. Mbrojtësi i Chelseat është lehtësisht i arritshëm, pasi Mourinho nuk do të bëhej pengesë për këtë transferim. Po tek blutë e Londrës shihen edhe disa alternativa në merkato.
Por derisa Barcelona mendon për tu fuqizuar, vjen edhe kundërsulmi nga Anglia për Andres Inesta. Fantazisti i cili ka refuzuar rinovimin e kontratës së ofruar nga klubi, ka tërhequr vëmendjen e dyshes së Manchesterit, united dhe City. Madje duket që “Djajtë e Kuq” pasi që nuk kanë mundur të bindin gjatë verës Cesc Fabregas, duken të vendosur për të mbyllur gjithcka me mesfushorin e Barcelonës, edhe pse Iniesta pret lëvizjen e dytë nga klubi katalanas.