Site icon PORTALB

Lloris merr mega ofertë nga United

Hugo Lloris

Hugo Lloris

Manchester United pritet të bëjë një ndryshim në portë gjatë afatit kalimtar të verës. Louis van Gaal po përgatitet të bëjë ofertë për portierin e Tottenhamit, Hugo Lloris.

Ekipi nga Old Trafford ka shfaqur interesim për reprezentuesin e Francës, pasi portieri spanjoll, David De Gea, gjatë verës pritet të kaloj në Real Madrid.

Sipas tabloidit britanik, Daily Express, Manchester United është i gatshëm t’i ofroj Tottenhamit 25 milion funte (31.5 milion euro) për Llorisin.

Exit mobile version