Site icon PORTALB

Zyrtarizohen emrat e futbollistëve për Topin e Artë

Messi, Neuer dhe Ronaldo në garë për Topin e Artë

Messi, Neuer dhe Ronaldo në garë për Topin e Artë

Institucioni më i madh i futbollit, FIFA, ka publikuar emrat e tre finalistëve pretendent për Topin e Artë.
Ashtu edhe siç është pritur, finalistë për Topin e Artë janë Manuel Neuer, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.
Manuel Neuer është duke kaluar një sezon fantastik me Bayernin, ndërsa me Gjermanin fitoi çmimin më të madh në futboll, Kupën e Botës në Brazil.
Cristiano Ronaldo, edhe këtë vit, ka qenë ai i njëjti, me përformanca të shkëlqyera, duke qenë më meritori për triumfin e lavdishëm të Realit në Ligën e Kampionëve.
Ndërsa Messi, edhe pse nuk fitoi asnjë çmim me Barcelonën, kaloi një sezon të mirë, duke qenë i pandalshëm në repartin ofensivë, me shumë gola të shënuara.

Exit mobile version