Me një grusht të vetëm ka qëlluar në nofull një person, kur ai në formë raciste ofendoi vëllanë e tij. Zack Collins ka mbetur me gjashtë dhëmbë të thyer, pasi ra për toke si pasojë e goditjes.
Collins po ofendonte një person, duke mos e ditur që vëllai i tij është pas. Ky i fundit, i njohur si Sami Krasniqi, e qëllon atë pasi vëllai i tij u ofendua rënd, transmeton Telegrafi.
Kjo ngjarje ka ndodhur më 22 qershor, në Playmoth të Davonit, ndërsa tani është shpallur dënimi për Krasniqin
Për këtë veprim atij i është shqiptuar dënimi prej 12 muajsh burg, pasi policia i kishin gjetur edhe një thikë ne momentin e arrestimit. /Telegrafi/