Site icon PORTALB

Thaçi në Strugë, kritikoi politikën antishqiptare dhe antimyslimane të shtetit

Gjatë një takimi me banorë të fshatit Llabunishtë të Strugës, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi  kritikoi ato që ai i quajti “politika antishqiptare dhe antimyslimane të shtetit”, për ç’gjë bëri thirrje për një bashkim në luftën kundër këtyre.

“PDSH nuk ka asgjë kundër etniteteve të tjera, por kërkon të respektohen etniteti, feja dhe kultura e shqiptarëve”, tha Thaçi.

Ai tha se për PDSH-në janë të rëndësishme të drejtat kolektive të shqiptarëve dhe jo, siç u shpreh, interesat personale të disa individëve të ulur në karrige.
“Shqiptarët do të jenë të barabartë në këtë shtet në momentin kur do të kenë qasje të njëjtë në buxhetin e shtetit”, u shpreh kreu i PDSH-së.

Shërbimi për Informim i PDSH-së njofton se takimi me banorët e Llabunishtës është realizuar me kërkesë të këtyre të fundit.

Exit mobile version