Lista Serbe ka kërcënuar se nuk do të votojë ndryshimet kushtetuese, në rast se Prishtina nuk ua plotëson kushtet që ata i kanë vënë.
Madje, ata thonë se nuk do të jenë as pjesë e qeverisë së re, nëse nuk ka gatishmëri që të zbatohet Asociacioni i Komunave Serbe dhe kthimi i të gjithë serbëve të zhvendosur.
Kryetari i Listës Serbe, Aleksandër Jabllanoviç , thotë se nëse do të jenë pjesë e qeverisë së re, paraprakisht duhet t’u plotësohen kushtet e kërkuara, siç është kthimi i të zhvendosurve, formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe, vazhdimi i dialogut, shfuqizimi i privatizimit dhe kthimi i pronës dhe pasurisë, kishës ortodokse serbe.
Të gjitha ndryshimet kushtetuese që pritet të bëhen në legjislaturën e re nevojitet që të votojnë dy të tretat e shumicës dhe dy të tretat e pakicës./albeu