Të hënën mbërrin në Shkup raporti i plotë rreth asaj se në ç’rrethana e humbi jetën ish-presidenti Boris Trajkovski.
Bashkë me raportin do të mbërrijnë në Shkup edhe ekipi hetimor dhe shefi i këtij ekipi për fatkeqësinë, hetuesi boshnjak Omer Kuliq.
Nuk dihet saktësisht nëse Kuliq do të zbardhë njëherë e mirë dilemat e mëdha që ekzistojnë për vdekjen e Trajkovskit më 26 shkurt 2004.
Raporti më pas do ti dorëzohet Prokurorisë së Maqedonisë, e cila do të vendosë për detaje të mëtejshme.
Mediat boshnjake kanë raportuar dje se Kuliq në raport ka të sqaruar dhe analizuar të gjitha detajet për rënien e avionit, por ai nuk guxon të publikojë ato, për shkak se sipas standardeve ndërkombëtare, vendimi për shpalljen e tyre i takon autoriteteve të Maqedonisë.