Në një salle te stermbushur me spektatore, me prinder, nxenes, mesimdhenes, familje dhe te ftuar te tjere, sot ne Shkollen Wilson, per here te katert me rradhe u festua Dita e Flamurit Kombetar.
Manifestimi i Dites se flamurit si dhe festa te tjera kombetare qe synojne ndergjegjesimin dhe krijimin e nje vetedije kombetare tek nxenesit, jane bere tani më tradite e vertete ne shkollen Wilson.
Programi i sotem ishte plote me pika muzikore te realizuara nga kori, recitale, fjalime, valle, pjese teatrale, si dhe kenge dhe pjese instrumentale te performuara nga vete nxenesit. Per here te pare u kendua nga kori dhe kenga e titulluar “Nentori i Bekuar “ me tekst te shkruar nga nxeneset wilsonase Isnije Mustafa dhe Nagijan Neziri te kompozuar nga mesimdhenesja e muzikes Besarta Murtezani.
Publiku, që me këtë rast kishte pushtuar tërësisht sallën, përcjelli dhe përshendeti performancat me kënaqësi dhe emocion të shprehur me duartrokitje të shpeshta.