Site icon PORTALB

​Erdogan: Të huajt nuk i duan myslimanët, i duan vetëm paratë tona

Rexhep Tajip Erdogan

Rexhep Tajip Erdogan

“Të huajt” nuk mund t’i zgjidhin problemet në Lindjen e Mesme sepse shtetet perëndimore “nuk na duan” ne dhe janë të interesuar më shumë në paratë tonë, ka thënë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Vetëm ne mund t’i zgjidhim problemet tona. Dua të flas hapur: të huajt e duan naftën, arin dhe diamantin që ka bota islamike. Ata i duan konfliktet. Ata nuk na duan ne”, ka thënë Erdogan gjatë një fjalimi sot në Stamboll, raportojnë mediat turke.

Ai ka ripërsëritur edhe një herë se Amerika është zbuluar nga myslimanët dhe ata që nuk e pranojnë këtë, vuajnë nga “kompleksi i egos”.

Exit mobile version