Site icon PORTALB

Papa Francesku vizitë në Turqi, mediat: Historike

Papa Francesku

Papa Françesku do të vizitojë sot Turqinë duke realizuar kështu një udhëtim historik për të ndihmuar në dialogun ndërfetar në këtë vend.

Në fillim të një udhëtimi tre-ditor, Ati i Shenjtë do të takohet me presidentin Taip Erdogan në Ankara, i cili ka dominuar politikën turke përreth 12 vjet, bëjnë të ditur mediat e huaja.

Më pas, Papa ka në plan të vizitojë Stambollin për të realizuar një takim me kreun e kishës ortodokse. Ndërkaq, gjatë vizitës së tij në Turqi, Ati i Shenjtë pritet të vizitojë edhe xhaminë e sultan Ahmetit ose e njohur ndryshe si xhamia blu në Stamboll.

Gjithashtu ai do të nënshkruaj edhe një deklaratë të përbashkët me Patriark Bartolomeon e Parë. Edhe pse pjesa më e madhe e popullsisë së Turqisë, e përbërë nga 80 milionë banorë, është myslimanë, rreth 120 mijë janë të krishterë./Balkanweb

Exit mobile version