Site icon PORTALB

Shqiptarët mbushin rrugët e Nju Jorkut me flamuj (Foto)

Flamuj shqiptar në New York

Flamuj shqiptar në New York

Vetëm një ditë na ndan nga 102-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe atmosfera nuk ka përfshirë vetëm trojet shqiptare, por edhe rrugët e Nju Jorkut.

Portali amerikan “silive.com” raporton se bulevardi “Hylan” në Nju Jork është mbushur me flamuj shqiptarë me rastin e 28 Nëntorit, por pa lejen e bashkisë.

Në krah të tyre ndodhen të varur edhe flamujt amerikanë. Megjithatë, sipas të njëjtit burim amerikanët nuk kanë kuptuar asgjë pasi nuk e njohin flamurin shqiptar.

Thuhet se flamujt u kanë rënë në sy zyrtarëve të zonës të cilët kanë deklaruar se për të bërë një gjë të tillë duhet leje e veçantë.

Sipas banorëve të zonës, flamujt janë vënë natën për t’u shpëtuar syve të autoriteteve.

Por zyrtarë të bashkisë kanë thënë se vendosja e flamujve ka marrë miratimin e minibashkisë pas një kërkesë të komunitetit shqiptaro-amerikan të kësaj zone. /Shekulli

Flamuj shqiptar në New York
Flamuj shqiptar në New York
Flamuj shqiptar në New York
Exit mobile version