Site icon PORTALB

Sigurimi nuk lejon xhirimin e studentëve në oborrin e fakulteteve

Studentët në Kirili dhe Metodi

Universiteti Shen Kirili dhe Metodi, Shkup

Gazetarja e Al Jazeera Balkans Millka Smilevska në profilin e sajë në Facebook ka shkruar se sot i është ndaluar xhirimi i studentëve në oborrin e universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup.

Millka Smilevska

“Sot ishim dakorduar që të bëjmë disa xhirime para përmendores së Shën Kirilit dhe Metodit. Erdhi sigurimi i cili më tha se duet të ndaloj me xhirimin nëse nuk kamë leje nga rektorati. Nuk e kuptoj un po xhiroj studentët në ambientin e tyre dhe jo në ndonjë fabrikë private dhe të kërkoj leje… ai është oborri i universitetit shtetëror ku kemi mësuar dhe ende mësojnë studentët. Nga të gjitha reformat e bërë viteve të fundit më të suksesshme janë reforma e kufizimit, shtypjes, ndalesave fizike dhe të trurit. Më vjen keq për të gjithë ne”, shkruan Smilevska në Facebook.

 

Exit mobile version