Site icon PORTALB

Basha: E padrejtë të pasurohet qeveria kur varfërohen qytetarët

Lulzim Basha

Lulzim Basha

Me anë të një postimi në Facebook, kreu i PD Lulzim Basha ka deklaruar se është e padrejtë të pasurohet qeveria kur varfërohen qytetarët.

“Kur varfërohen qytetarët, është e padrejtë të pasurohet qeveria, të fryhet buxheti i klikës së pushtetarëve.

Ata që varfëruan njerëzit, futën ekonominë në krizë, nuk kanë legjitimitetin t’ju rrisin shqiptarëve taksat. Buxheti i ri do godasë shtresën e mesme, shpresën e çdo kombi per rimëkëmbje.

Do godasë punëdhënësit. Do të shkatërrojë mijëra vende pune. Do godasë shtresat në nevojë. Eshtë krim që qytetarët më të varfër të rajonit të paguajnë taksa më të larta.

Po rrokullisen drejt greminës, por nuk duhen lënë ta marrin edhe Shqipërinë me vete”, përfundon ai. /albeu

Exit mobile version