Juventusi ka shënuar fitore 1:0 në udhëtim kundër skuadrës suedeze, Malmo.
Zonja e Vjetër triumfoi me golin e vetëm të shënuar nga Fernando Llorente (49’) për t’i siguruar tri pikë të vlefshme në sfidën e pestë të fazës së grupeve.
Juve tani ka nëntë pikë në Grupin A, duke qenë tri pikë para Olympiacosit që zë pozitën e tretë.
Grektë u mposhtë bindshëm 4:0 nga Atletico Madridi në Vicente Calderon.